Molliqaj para arrestimit: Veprimet e gjykatës janë të jashtëligjshme

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj para arrestimit, ka deklaruar se veprimet e gjykatës janë të jashtëligjshme.
Ai është shprehur se ftesa nuk është dërguar sipas obligimit ligjor që ekziston.
“Janë dy çështje krejtësisht të ndara, ne jemi sot këtu për të mbështetur kërkesat e veteranëve të drejta, legjitime, të domosdoshme. Ndërsa, veprimet e gjykatës kanë qenë të jashtëligjshme, kanë shkelur të drejtat e njeriut, sepse nuk kanë dërguar ftesat sipas obligimit ligjor që ekziston. Unë e ftoj edhe nga këtu, që gjykata të publikon dërgimin e ftesave që më pas të ketë mundësi të legjitimojë fletë-lëshimin e urdhër arrestit. Është shkelje e të drejtave të njeriut, por sot nuk është çështje e protestës”, ka thënë Molliqaj.
Policia e Kosovës e ka arrestuar kreun e PSD-së, Dardan Molliqajn. Kjo është bërë pas përfundimit të protestës së veteranëve, të cilit i ishte lëshuar urdhër-arrest nga gjykata, për rastin e sulmit fizik ndaj deputetit Haki Abazi. Bashkë me Molliqajn janë arrestuar edhe disa anëtarë të PSD-së.