75 Mall Live Search
13:45 / E Diele, 10 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Molliqaj për vrasjen Arben Xheladinit dhe Mon Balaj: Pushteti i vrau pasi që nuk e donte demokracinë

Sot u shënua 12 vjetori i protestës së 10 shkurtit, ku mbetën të vrarë Arben Xheladini dhe Mon Balaj.

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj përmes një postimi në Facebook ka kujtuar dy të vrarët, transmeton Indeksonline.

Ai fajësoi pushtetin e atëhershëm për vrasjen e dy aktivistëve. Molliqaj në statusin e tij tha se pushteti i vrau  pasi që nuk e donte demokracinë.

Po ashtu theksoi që sot e asaj dite askush nuk është dënuar për vrasjen e Monit dhe Arbenit. /Indeksonline/

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Molliqaj:  

Progresi, liria dhe barazia, shumë shpesh hasin në rezistencën e pushtetit të padrejtë që synim ka ruajtjen e një gjendjeje të caktuar. Moni dhe Arbeni, para 12 vitesh u angazhuan duke protestuar për progres, liri dhe barazi. Pushteti i vrau sepse nuk e duronte idenë që qytetarët të angazhohen vetë për fatin e tyre. Pushteti nuk e donte demokracinë dhe nuk pranonte mendim ndryshe.

Sot e asaj dite askush nuk është dënuar për vrasjen e Monit dhe Arbenit.

10 Shkurti, do të na e përkujtojë gjithmonë që Kosova sikur që ka pasur regjime jo-demokratike dhe autoritare, po ashtu ka pasur qytetari aktive që i ka përballuar këto regjime.