Molliqaj: PSD do ta përcaktojë fituesin dhe qeverinë e ardhshme!
Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj përmes një shkrimi të publikuar në llogarinë Facebook ka thënë që partia pjesë e së cilës është ai do të jetë subjekt përcaktues në zgjedhje.
Ai ka shkruar se PSD ka qenë partia më e sulmuar në dy vitet e fundit si nga pushteti ashtu edhe nga opozita, e njësoj po vazhdon edhe para zgjedhjeve, përcjellë Indeksonline.
Teksa Molliqaj ka numëruar arsyet se pse po vjen ky sulm.
Ky është postimi i tij i plotë:
Në dy vitet e fundit, PSD ka qenë subjekti më i sulmuar nga pushteti dhe opozita. Njësoj po vazhdon të jetë edhe para zgjedhjeve.
Për mua është e qartë arsyeja se pse po na sulmojnë:
– PSD ka qenë subjekti përcaktues në të gjitha proceset politike të 2 viteve të fundit.
– PSD si fuqi e dijes dhe e votës do ta përcaktojë fituesin dhe qeverinë e ardhshme.
Por mbi të gjitha, PSD do ta përcaktojë diskursin politik të së ardhmes në Kosovë
Asnjë sulm e shpifje nuk mund ta ndal PSD-në në përcaktimin e saj politik, që bazohet në bindjet tona socialdemokrate dhe anti-populliste.
Koha do të kalojë shpejt, dhe shpejt gjithçka do të shihe