13:38 / E Diele, 25 Gusht 2019 / indeksADMonline

Molliqaj reagon pas aderimit të Bahtirit: Ata ia bëjnë qefin vetes se janë të parët, ama të parët vetëm për hipokrizi

Anëtari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar ndaj aderimit të Agim Bahtirit në Lëvizjen Vetëvendosje

Ai ia ka kujtuar LVV-së akuzat që ia kishin bërë dikur për mandatet e vjedhura, transmeton Indeksonline.

“Agim Bahtiri në VV nuk qenka mandat i vjedhur. Rrafsh 2 vjet na patën lodhur me akuzën e vjedhjes së mandateve. Dhe fundi po e rikuptimëson fillimin.”, ka thënë ai.

Molliqaj ka postuar një fotografi të Bahtirit me Kadri Veselin tek postimi i tij.

Tutje, ai shtoi se LDK dhe VV nuk kanë siguri të brendshme e as të caktojnë candida për kryeministër.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Molliqajt:

Agim Bahtiri në VV nuk qenka mandat i vjedhur. Rrafsh 2 vjet na patën lodhur me akuzën e vjedhjes së mandateve. Dhe fundi po e rikuptimëson fillimin. Ata ia bëjnë qefin vetes se janë të parët në Kosovë. Ama janë të parët vetëm për hipokrizi, për asgjë tjetër.

As LDK dhe as VV nuk e kanë sigurinë e brendshme as të caktojnë një kandidat për kryeministër, se lëre më për diçka tjetër. LDK po frikësohet nga vetëvetja, kurse VV nga refuzimi i LDK-së.

I vetmi koalicion që ka përcaktim të qartë është PSD-AAK. Ky është i vetmi koalicion që din dhe guxon të realizojë politika për përmirësimin e jetës së qytetarëve.