75 Mall Live Search
13:21 / E Diele, 07 Qershor 2026 / Z S

Molliqaj: Sa më shumë qytetarë të votojnë, aq më e madhe është garanca për demokracinë

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka bërë thirrje që qytetarët të dalin sa më shumë në votime, duke e cilësuar pjesëmarrjen e lartë si garanci për demokracinë.

“Faleminderit të gjitha mediave që na keni përcjellë pas një fushate kreative dhe intensive. Unë besoj që është jetike që pas debateve dhe fushatës, sa më shumë njerëz të shkojnë te kutitë e votimit, sepse aq më e madhe është garanca për demokraci. Demokracia është çelësi i organizimit shoqëror dhe politik”, tha Molliqaj.

Qendrat e votimit mbyllen në ora 19:00./Indeksonline/