75 Mall Live Search
16:45 / E Mërkurë, 29 Dhjetor 2021 / AR

Molliqaj shkon në Polici për të dhënë informacione për KEDS-in, thotë se kanë nisur hetimet

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka njoftuar se ka qenë në Policinë e Kosovës për të dhënë informacione lidhur me degradimin e KEDS-it.

Molliqaj u shpreh se për këtë rast tashmë kanë nisur hetimet, raporton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Hetimet kanë filluar. E vërteta do të ngadhënjej.

Sot në polici theksova dyshimet, pyetjet dhe dhashë informatat që kemi në posedim lidhur me rastin e degradimit të KEDS-it.

Lajm i mirë në këtë thellim të krizës energjetike është fakti se kanë nisur hetimet. Qytetarët nuk mund t’i shërbejnë kapitalit privat e as nuk mund ta legjitimojnë qasjen e tillë qeverisëse.

Ftojmë të gjithë që kanë informata dhe mediat hulumtuese që t’i bashkohen këtij hetimi dhe të publikojnë informacionet që i kanë lidhur me këto dy kompani. Fajtori nuk është jetim dhe për këtë do të kërkojmë llogari deri në fund.