20:45 / E Martë, 15 Tetor 2019 / indeksADMonline

Molliqaj: VV është fituese, PSD i ka humbur zgjedhjet bindshëm!

Kandidati për deputet nga radhët e PSD-së, Dardan Molliqaj në emisionin Debat Plus ka folur për rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Ai ka thënë se Vetëvendosje është fituese, ndërsa PSD është humbëse.

“Janë disa fakte që s’mund t’i ndryshojmë, partia fituese është Vetëvendosja dhe nuk pres që mund të ketë ndërrim. PSD i ka humbur zgjedhjet bindshëm. Nuk kam besu që VV që do të jetë e para, njësoj siç nuk kam besuar që ne do të ishim humbës. Ky është vlerësimi i qytetarëve”, ka thënë Molliqaj, përcjellë Indeksonline.

Sa i përket humbjes së PSD-së, ai thotë se ekizstojnë dy faktorë:

“Ndarjen e Vetëvendosjes dhe mënyrën si jemi nda, njerëzit e kanë perceptu që ne që kemi dalë e kemi pas në plan me dështu dhe duke e pas këtë dilemë. Është VV që i ka bind qytetarët për narracionine vet në raport me neve.

Pjesa e dytë, ne pasi që jemi nda dhe e kemi rinfuksionalizu PSD-në, kemi ndje nevojën për një racionalitet për tema nacionale dhe mbështetja e qeverisë për dialog dhe buxhet nuk është që është vlerësu, por është ndëshku”.

Ai shtoi se e pranon me lehtësi humbjen dhe nuk ia atribuon askujt./Indeksonline/