21:45 / E Mërkurë, 26 Qershor 2019 / indeksADMonline

Molliqaj zgjedhet Sekretar i Përgjithshëm i PSD-së

Ish-Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj është zgjedhor sot Sekretar i Përgjitshëm i Partisë Social Demokrate

Molliqaj është zgjedhur pas votimit nga Këshilli Drejtues i PSD-së, duke e zëvendësuar kështu Naim Jakajn, i cili ishte në këtë pozicion nga viti i kaluar kur zgjodhën për herë të parë drejtuesit e partisë.

Gjatë kësaj mbledhje të Këshillit Drejtues të PSD-së u votuan edhe katër anëtarë të rinj të Kryesisë.

Adea Batusha, Aida Rushiti, Ardian Olluri dhe Natyra Kuçi janë katër anëtarët e rinj të Kryesisë./Indeksonline/