Moment epik në Superligë, derisa po luhej ndeshja një person me aftësi të kufizuara kaloi nëpër fushë

Skuadra e Llapit arriti fitore 3:2 ndaj Feronikelit 74 në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Superligën e Kosovës.
Gjatë këtij takimi ndodhi një moment epik. Një person me aftësi të kufizuara u fut në fushë për të kaluar në pjesën tjetër derisa ndeshja ishte duke u zhvilluar, shkruan Indeksonline
Askush nuk e pengoi personin në fjalë, derisa ai po kalonte në mes të ndeshjes.
Kujtojmë që Llapi me fitore sot vazhdon “luftën” për titull kampion në Superligën e Kosovës../Indeksonline/