13:22 / E Enjte, 23 Mars 2023 / AR

“Moment historik”, Pacolli jep një lajm për Kosovën

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli njofton se Kenia ka zyrtarizuar fillimin e bashkëpunimit me Republikën e Kosovës në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.

Siç thotë Pacolli, “ky është një moment historik për raportet diplomatike të Kosovës me Kenian”.

“Sot, vizitova në Nairobi Presidentin e Republikës së Kenias, mikun tim, William Ruto, për ta falënderuar për miqësinë e tij ndër vite. Gjatë takimit ai më njoftoi se ka marre vendim me të cilin Republika e Kenias ka zyrtarizuar fillimin e bashkëpunimit me Republikën e Kosovës në të gjitha fushat e interesit të përbashkët. Ky është një moment historik për raportet diplomatike të Kosovës me Kenian”, shkruan Pacolli./Indeksonline/