09:09 / E Mërkurë, 10 Korrik 2019 / indeksADMonline

Moment i frikshëm, aeroplani bën ulje emergjente, humbi motorin

Fluturimi nga Atlanta në Baltimore ka qenë i vështirë për pasagjerët. Udhëtarët e kompanisë Delta kanë perjetuar momente frike pasi që aeroplani që ndodhej në lartësi të madhe, të bëj ulje emergjente.

Ekuipazhi i fluturimit raportoi një problem me motor duke dhënë urdhërin për ulje emergjente.

Njëri nga motorët e aeroplanit ishte komplet jashtë funksionit dhe ishte e pamundur arritja në destinacion me këtë defekt, shkruan Indeksonline.

Pasagjerët u njoftuan me problemin dhe u urdhëruan që të ndiqnin të gjitha rregullat e sigurisë.

Për fat të mirë, ulja emergjente ishte e suksesshme dhe të gjithë 148 pasagjerët në bord shpëtuan pa lëndime./Indeksonline/