75 Mall Live Search
09:16 / E Premte, 15 Dhjetor 2023 / L K

Moment i rëndë, këngëtari brazilian ndërron jetë në skenë (Pamje)

Një tragjedi e vërtetë është parë në Brazil. Këngëtari i njohur brazilian, Pedro Henrique humbi ndjenjat në skenë dhe më pas ndërroi jetë.

Ngjarja ndodhi të mërkurën mbrëma gjatë një ngjarjeje fetare në Brazil, ku Pedro po performonte live.

Pedro u dërgua me urgjencë nga vendi i koncertit në një klinikë mjekësore aty pranë, ku edhe ndërroi jetë.

Kompania e tij diskografike, Todah Music, thotë se ai pësoi një atak masiv në zemër.

Ai ishte vetëm 30 vjeç./Indeksonline/