75 Mall Live Search
08:46 / E Enjte, 01 Prill 2021 / OSH

Moment i sikletshëm, aeroplani rrëzohet në det, familjarët po e xhironin me telefon

Një aeroplan i vogël është rrëzuar në Meksikë duke lënë dy viktima në det.

Në brigjet e detit Kankun, një familje kishte paguar dy aeroplanë për të bërë atraksione në det duke nxjerrë mbishkrimin në ajër për shkak se iu kishte lindur një vajzë.

Por, gëzimi i vajzës doli të ishte tragjedi për dy persona, shkruan Indeksonline.

Gjersa familjarët po e xhironin momentin kur aeroplani duhej të nxjerrte në ajër një mbishkrim, ai humbi kontrollin duke u përplasur në det.

Nga katër persona që ishin në bordin e avionit, dy kanë vdekur./Indeksonline/