21:03 / E Enjte, 01 Gusht 2019 / indeksADMonline

Moment i sikletshëm, aktroja e njohur tenton ta puthë Brad Pitt-in

Brad Pitt së bashku me ekipin e filmit ‘Once Upon A Time’ kanë marr pjesë në premierën e Londrës.

Në tapetin e kuq ishte dhe aktorja e njohur, Lena Dunham e cila gjatë përshëndetjes me Pitt tentoi ta puth aktorin e njohur, transmeton Indeksonline.

Dunham e cila ka deklaruar se ka flirtuar me Brad edhe gjatë xhirimeve këtë gjë u mundua ta bëjë edhe gjatë premierës.

Gjatë kohës kur i gjithë ekipi po qëndron në tepihun e kuq për tu fotografuar, Lena iu drejtua Pitt për ta përqafuar teksa aktori u mundua ta shmangte momentin e sikletshmë.

Në premierë të pranishëm ishin edhe yjet e tjera të filmit Margot Robbie, Leonardo DiCaprio dhe regjisori Tarantino./Indeksonline/