Moment i sikletshëm për aktoren e njohur, rrëzohet në skenë, ndërsa flet për ekuilibrin

Gjatë shfaqjes “Oprah’s 2020 Vision: Your Life on Focus Tour”, aktorja e njohur Oprah Winfrey u rrëzua në skenë.
66-vjecarja po fliste me ironi për ekuilibrin kur ndodhi momenti i sikletshëm në Los Angeles, shkruan Indeksonline.
“Mirësia për mua nënkupton të gjitha gjërat në ekuilibër, dhe ekuilibri nuk do të thotë që të gjitha gjërat janë të barabarta ose në paqe në të njejtën kohë”, tha Oprah, teksa ra në tokë.
Më tutje ajo me shaka tha: “Këpucët e gabuara”.
Oprah më pas vazhdoi shfaqjen e zbathur.
Jennifer Lopez është e ftuara speciale e kësaj shfaqjeje./Indeksonline/
