75 Mall Live Search
12:00 / E Hënë, 24 Maj 2021 / AR

Moment i turpshëm, Lil Nas i grisen pantallonat gjatë performancës

Lil Nas X ka bërë një paraqitje interesante në ‘Saturday Night Live’.

Ai interpretoi hitin ‘Call me by your name’ ku u shfaq i veshur me një palë pantallona lëkure, transmeton Indeksonline.

Duke bërë lëvizje të shumta gjatë një momenti kur u afrua tek një shtyllë atij iu grisën pantallonat.

22 vjeçari vendosi dorën tek pjesa e grisjes duke vazhduar performancën sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Më pas këngëtari i ‘Holiday’ publikoi një video në Instagram ku u vërejt  reagimi i tij pas këtij incidenti.

“Pantallonat e mi u grisën vërtetë mbrëmë” shtoi ai./Indeksonline/