22:45 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Moment i veçantë, Mariah Carey performon së bashku me fëmijët e saj

Ajo kishte lumturuar adhuruesit e saj me turneun e saj botëror ‘All I Want For Christmas Is You’ i cili u mbajt vitin e kaluar.

Por, tani këngëtarja e njohur , Mariah Carey e ka risjellur këtë turne përsëri në Evropë, shkruan Indeksonline.

Ajo së bashku me dy fëmijët e saj binjak, Moroccan dhe Monroe, ka sjellur atmosferën festive të fundvitit në qytetet si Parisi dhe Berlini.

Në njërin nga koncertet, 48 vjeçarja është ngjitur në skenë së bashku me dy fëmijët e saj.

Për këtë moment të këndshëm nga ky koncert, këngëtarja ka publikuar disa imazhe në ‘Instagram’.

“Një moment me fëmijët e mi në skenë, ata dëshiruan të më ndihmojnë për të sjellur një atmosferë më festive”, ka shkruar Carey në imazhin e publikuar.

Ndryshe, Mariah Carey me këngën ‘All I Want For Christmas Is You” renditet e para në singlat më të shitur të festave të fundvitit./Indeksonline/

Temat: