75 Mall Live Search
10:44 / E Enjte, 11 Prill 2019 / indeksADMonline

Moment i veçantë në NBA, fansi nuk i ndalon dot lotët!

Secili person zgjedh një ekip të preferuar,  por në të shumtën e rasteve të gjithë kanë edhe një lojtarë të preferuar.

Një djalosh i vogël thuajse “lë shpirtin” për të takuar lojtarin e tij të preferuar në NBA, Chris Paul.

Dhe në momentin e takimit me të ai qau aq shumë nga gëzimi sa mezi merrte frymë, transmeton Indeksonline.

Por Chris u tregua edhe më i mirë, thjeshtë fantastik duke i dhuruar djaloshit atletet e tij dhe duke mos hezituar t’i lë një autograf në ndërresën që ai kishte veshur.

Padyshim se ky moment do të thotë shumë për fansin e ri të Chris Paul, që pati mundësin ta takojë atë./Indeksonline/