23:24 / E Hënë, 11 Janar 2021 / OSH

Moment krenarie/ Flamuri i Kosovës ngrihet mbi gjithë tjerët në Doha të Katarit

Dita e sotshme na dëshmoi edhe njëherë që sportistët janë përfaqësuesit më të mirë të shtetit të Kosovës.

Tri vashat kosovare Distria Krasniqi, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova fituan medalje në kompeticionin “Ëorld Judo Masters”, që u mbajt në Doha të Katarit, transmeton Indeksonline.

Distria arriti të fitoj medaljen e artë dhe gjatë ceremonisë, flamuri i Kosovës u ngrit mbi të gjithë të tjerët.

Pa dyshim ky është një moment krenarie për të gjithë kosovarët./Indeksonline/