75 Mall Live Search
22:22 / E Hënë, 22 Shtator 2025 / BA

Moment prekës gjatë ceremonisë së Topit të Artë, kujtohet Diogo Jota, ish-shokët e portugezit në lot

Një nga momentet më prekëse të mbrëmjes gala të Topit të Artë 2025 ishte padyshim ai kur organizatorët vendosën të kujtojnë Diogo Jotën, sulmuesin portugez që humbi jetën në një aksident tragjik disa muaj më parë.

Gjatë një segmenti të veçantë përkujtimor, në sallë u shfaq një video emocionale me momente nga karriera e Jotës, e shoqëruar me duartrokitje të gjata dhe heshtje respekti.

Pamjet e kamerës u fokusuan tek disa prej ish-shokëve të tij të skuadrës, ku vërehej qartë përfshirja emocionale. Alisson Becker dhe Virgil van Dijk, me të cilët Jota ndau fushën te Liverpool për disa vite, u panë të përlotur, duke mos mundur të fshehin dhimbjen.

I njëjti emocion preku edhe Joao Neves, ylli i ri i Portugalisë, i cili kishte një lidhje të veçantë me Jotën në kombëtare.

http://SHIKO VIDEON