75 Mall Live Search
17:06 / E Diele, 24 Nëntor 2024 / AR

Moment prekës/ Zayn Malik i bëri njerëzit të qajnë në koncert

Pasi shtyu disa nga koncertit e tij të planifikuara Zayn Malik mbajti një koncert në Leeds, Angli.

Ai i bëri të gjithë të pranishmit të qanin në fund të performancës kur bëri homazhe për të ndjerin Liam Payne, me të cilin këndoi në grupin e djemve One Direction, transmeton Indeksonline.

Gjatë performancës së Zayn të Stardust, një shenjë e madhe u shfaq në ekran pas tij: “Liam Payne 1993-2024. Të dua vëlla”.

“Qaja kur e pashë”, “Urime Zayn, na duhej kjo”, kanë shkruar fansat e tij në rrjetin social X. /Indeksonline/