75 Mall Live Search
15:12 / E Diele, 05 Janar 2025 / L A

Moment qesharak në transmetim live, Neville hedh borën në Anfield ndërsa Carragher largon atë

Pak orë na ndajnë nga derbi mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit në Premier League.

Në transmetimin “LIVE” të “Sky Sports”, ish-lojtarët e të dyja skuadrave, Gary Neville dhe Jamie Carragher përfshihen në një moment qesharak ku Neville hedh borën në stadium, ndërsa Carragher largon atë.

Ndeshja ishte në rrezik që të anulohej shkaku i reshjeve të borës në Mbretërinë e Bashkuar, ku përfshihet edhe zona e Liverpoolit.

Mirëpo ndeshja u vendos të luhej ashtu si ishte planifikuar, pas një takimi që u mbajtë pak orë më parë./IndeksOnline/