75 Mall Live Search
22:49 / E Premte, 21 Qershor 2019 / indeksADMonline

Moment romantik, Taulant Xhaka i propozon martesë të fejuarës

Futbillisti i njohur, Taulant Xhaka i ka propozuar martesë të fejuarës së tij, Arbnora.

Përmes një fotografie të publikuar nga vet futbollisti në rrjetet sociale, ai ka ndarë këtë moment të veçantë, shkruan Indeksonline.

“Zonja dhe zotëri Xhaka” ishte mbishkrimi që Taulanti bëri përkrah imazhit ku edhe mori urime të shumta nga familjarë, miq dhe adhurues të shumtë.

Kujtojmë që aktualisht Taulanti luan për ekipin zviceran, Basel./Indeksonline/