18:17 / E Shtunë, 24 Korrik 2021 / OSH

Momentalisht, Kosova e katërta në “Tokyo 2020”

Sot po zhvillohet dita e dytë e Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”, me disa nga sportet që po zhvillohen, përfshirë xhudon.

E pikërisht në xhudo, Kosova sot e siguroi medaljen e artë falë Distria Krasniqit në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Ajo u tregua fantastike duke eliminuar çdo kundërshtare që i doli përpara.

Pas ditës së dytë në “Tokyo 2020”, Kosova renditet në vendin e katërt sa i përket medaljeve nga të gjitha vendet pjesëmarrëse.

Kina prin me katër medalje, tri të arta dhe një të bronztë, e ndjekur nga Japonia me një të artë dhe një të argjendtë. E treta është Korea e Jugut me një të artë dhe dy të bronzta.

Vendin e katërt e ndajnë Ekuadori dhe Kosova me nga një medalje të artë të fituar deri tani.