Momente emocionale për Klodin, ndjek koncertin e Alban Skenderajt në mesin e mijëra shikuesve
Klodi ka përjetuar momente të paharrueshme jashtë shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother Vip Kosova, duke ndjekur koncertin e Alban Skenderajt në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, mes mijëra shikuesve të entuziazmuar.
Për Klodin, ky koncert ishte një mundësi unike për t’u ndjerë pjesë e atmosferës elektrizuese, ndërsa Alban Skenderaj po performon hitet e tij më të njohura për publikun.

