75 Mall Live Search
14:09 / E Premte, 22 Tetor 2021 / A. M.

Momente emocionuese dhe krenarie, familjarët përshëndesin ushtarët e rinj të Kosovës!

Republikës së Kosovës nga sot edhe zyrtarisht i janë shtuar 180 ushtarë të rinj.

Kësisoj sot është mbajtur ceremonia e betimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Indeksonline ju sjell disa momente emocionuese dhe krenarie të familjarëve duke u përshëndetur me ushtarët e rinj.

Ndryshe, presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se FSK-ja nga sot do i forcon radhët e veta dhe nga sot, Kosova është më e fortë.

“Këta 180 rekrutë janë pjesë e Ushtrisë. Si komandante supreme e FSK-së jam jashtëzakonisht krenare që po e shoh çdo ditë përparimin e FSK-së. Jam krenare që në mesin e rekrutëve shoh 12 gra. Hapja e FSK-së ndaj vajzave dhe grave nuk është nevojë por edhe domosdoshmëri. E ardhmja garantohet duke ndërtuar ata, prandaj sot po zgjerohet baza e forcave tona të armatosura. Forca jonë është në funksion të mbrojtjes së sovranitetit dhe paprekshmërisë së territorit”. /Indeksonline/