Momente emocionuese, familja shqiptare bëhet me shtëpi të re të cilën ua ndërtoi Bebe Rexha!

Familja e Musait nga fshati Bubq i Shqipërisë është bërë me shtëpi të re.
Tërmeti i vitit të kaluar ua rrënoi tërësisht shtëpinë atyre, por falë vullnetit të mirë të këngëtares me famë botërore, ata kanë përsëri kulm mbi kokë.
Familja shqiptare i është tejet falenderues yllit muzikor, ku si shenjë falenderimi mbajnë fotografi të saj të shumta, në shtëpinë e re. /IndeksOnline/