75 Mall Live Search
20:21 / E Hënë, 21 Gusht 2023 / LB

Momente intime, Jori publikon foto nga pushimet me reperin e njohur

Jori Delli dhe partneri i saj, reperi italian Fred De Palma kanë nisur pushimet. Çifti ka ndarë në rrjetet sociale disa foto, ku shihen në varkë, duke ngrënë ushqim e madje nuk mungojnë as momente nga dhoma e gjumit.

Mesa duket dyshja ka gjetur kohë nga projektet e shumta, për t’u arratisur së bashku disa ditë

Kujtojmë se romanca mes tyre u zbulua pak ditë më parë. Ishte reperi ai i cili postoi një foto duke u puthur me Jorin, e cila ishte me shpinë.

Më pas, reperi pranoi para të gjithëve se e dashura e tij është shqiptare, duke konfirmuar lajmet.