12:51 / E Enjte, 18 Prill 2024 / MSH

Momente krenarie: Diplomimi i pjesëtarëve të rinj të Policisë së Kosovës

445 pjesëtarë të rinj iu shtuan Policisë të Kosovës.

Ceremonia solemne e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës është mbajtur të enjtën.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha para të diplomuarve se ka besim të fuqishëm tek ata që detyra e tyre është që të janë në mbrojtje të secilit qytetar të Republikës pa dallim.

“Është tejet e rëndësishme për të gjithë ne në të njëjtën kohë shënon kurorëzimin e mundit për tu bërë gardianë të Republikës sonë. Ky diversitet që përfshin të gjitha komunat është nivelin e policisë sonë e cila është e të gjithëve. Nga sot të gjithë ju jeni policë të Kosovës. Tani e tutje jeni në mbrojtje të secilit qytetar të Republikës sonë pa dallim. Kushtetua e Kosovës është udhërrëfyese e juaja, ndaj do t’i bashkoheni radhës së policisë për të siguruar siguri dhe përgjegjësi për ruajtjen e kufirit tonë”, u shpreh Osmani.