Momente nënë e bijë, Arbenita publikon “seflie” me Ninën
Modelja dhe influencuesja e njohur, Arbenita Ismajli, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një selfie të re ku shfaqet së bashku me vajzën, Ninën.
Në foto, Arbenita shfaqet natyrale dhe e buzëqeshur, ndërsa vajza e saj mbështetet mbi të duke vendosur gjuhën në pah, shkruan Indeksonline.
Arbenita njihet për ndarjen e momenteve të veçanta nga jeta e saj prindërore, duke dëshmuar se është nënë e përkushtuar.
Ndryshe, ajo bashkë me vajzën ka kohë që janë larguar nga Kosova duke vazhduar jetën në Dubai./Indeksonline/


