Momente terrori në shtëpinë e Theo Hernandez, hajnat i futën në shtëpi në prani të gruas dhe djalit 6 muajsh

Theo Hernandez është ylli i fundit i futbollit që ka pësuar një grabitje me një sulm në shtëpinë e tij. Shtëpia e mbrojtësit të Milanit u grabit mbrëmjen e së martës kur futbollisti nuk ishte në shtëpi.
Por brenda në shtëpi ndodhej gruaja e tij, Zoe Cristofoli dhe djali 6 muajsh i tyre. Zoe Cristofoli është mbajtur dhe detyruar nga sulmuesit të hapë kasafortën.

Shtëpia ndodhet në Cassano Magnago ndërsa vlera e mallit të vjedhur thuhet se është shumë e madhe.
Karabinierët po hetojnë grabitjen me ndihmën e pamjeve nga kamerat e sigurisë dhe deklaratës së Zoe Cristofoli./Indeksonline/