07:24 / E Mërkurë, 22 Janar 2020 / indeksADMonline

Çaste tmerri: Marrin flakë përçuesit elektrikë, në Ferizaj

Telat e shtyllës elektrike kanë marrë flakë afër disa shtëpive në rrugën “Njazi Bajraktari”, në Ferizaj.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:10 sipas banorëve që janë shqetësuar nga flaka e papritur që është përhapur në këtë lagje.

Ekipet e emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe më pas është ndërprerë edhe energjia.

Sipas banorëve që kanë dërguar edhe disa video në Klan Kosova nuk ka mbetur i lënduar askush nga ky incident.