75 Mall Live Search
16:43 / E Martë, 25 Shtator 2018 / indeksADMonline

Momente tronditëse, bashkëshorti rrah gruan për vdekje në lift dhe e hedh nga ndërtesa

Momente tronditëse janë publikuar përmes një video-je në internet ku shihet se si një burrë rrah për vdekje bashkëshorten e saj në Brazil.

Pamjet e tmerrshme tregojnë gruan e quajtur Tatiane Spitzner duke u larguar nga Luis Manreber pasi ai e ndjek atë përmes një garazhi nëntokësor.

Gruaja tenton të ikë përmes një ashensori por nuk arrin pasi i njëjti hy bashkë me të dhe e godet me grushta duke e hedhur më pas trupin e saj nga kati i katërt, sipas policisë, transmeton Indeksonline.

Madje është bërë e ditur se pedagogu 32 vjeçar i biologjisë në Universitet mori trupin e vdekur të gruas së tij në ashensor dhe më pas pastroi gjurmët e gjakut që kishin rënë në mure.

Ekspertët mjeko-ligjor kanë thënë se ajo u takua me vdekjen teksa përpiqej me dëshpërim të mbrojë veten përderisa i dyshuari , i cili është në paraburgim në pritje të gjykimit, pretendon se gruaja e tij u hodh vetë nga lartësia pas një argumenti që patën dyshja.

Gruaja kishte shenja të shumta në trup, thyerje të kockave dhe dhunë të përdorur tek fyti dhe pjesët e tjera të trupit./Indeksonline/