11:00 / E Hënë, 26 Prill 2021 / AR

Momentet e veçanta të ‘Oscars 2021’

Oscars 2021 ishte padyshim njëra nga netët më interesante ku kishte momente të shumta.

E veçanta e kësaj ceremonie është se shënoi herën parë kur dy gra u nominuan për regjisoren më të mirë, transmeton Indeksonline.

Renditjen e plotë të nominimeve mund ta shihni më poshtë.

Chloe Zhao u bë gruaja e parë me ngjyrë që fitoi ndonjëherë ‘regjisorja më e mirë’ për “Nomadland”.

Jamika Wilson dhe Mia Neal u bënë gratë e para me ngjyrë që fituan Oscar për flokët dhe makijazhin.

Youn Yuh-jung u bë aktorja e parë koreane që fitoi ‘aktorja më e mirë dytësore’ për rolin e saj në “Minari”.

Në moshën 89 vjeçare, Ann Roth është bërë gruaja më e vjetër që ka fituar një Oscar. Ajo e mori në shtëpi çmimin për ‘arritjen më të mirë në dizajnin e kostumeve.

Në moshën 83 vjeç, Anthony Hopkins bëhet ‘aktori më i vjetër’ për të fituar një Oscar në një nga kategoritë e aktrimit. Ai fitoi ‘aktorin më të mirë’ për rolin e tij në “The Father”.

Diane Warren është gruaja më e nominuar që nuk fitoi kurrë një Oscar. Ajo është nominuar 12 herë në kategorinë e ‘këngës më të mirë origjinale’.