Momentet më elegante të Kylie Jennerit dhe Travis Scottit si çift
Mediat po shkruajn se Kylie Jenneri dhe Travis Scotti janë ndarë, pas dy vjetësh së bashku, por stili i tyre i lakmueshëm si çift ende jeton.
Në gusht të këtij viti, Jenneri veshi një fustan të markës së njohur Dolce & Gabbana, të cilësisë më të mirë në premierën e “Travis Scottit”, ndërsa reperi zgjodhi një kostum të ndritshëm ngjyrë kafe.

Dyshja mori pjesë së bashku në Met Gala 2019, ku Scotti kishte veshur markën “Dior Homme” ndërsa Kylie kishte zgjedhur “Versacem”.

Çifti u koordinua në të bardhë të thjeshtë për të marrë pjesë në Shërbimin e së dielës të Kanye Westit në Coachella.

Kylie Jenneri dhuroi couture Balmain për të marrë pjesë në “Grammys 2019” bashkë me Travis Scottin.

Çifti dukej shumë i dashuruar teksa pozonte përballë njërës prej shumë automjeteve të tyre luksoze, ku Kylie kishte veshur një fustan të brendit “Jacquemus” dhe një xhaketë rozë të dhezët.

Dyshja e shijuan një natë romantike në Nobu, ku Kylie u sportiviza me një nga bluzat e Travisit, të turneut të tij Astroworld.

Ata e mbështetën stilistin e modës “Virgil Abloh” në shfaqjen e parë për burra, në markën “Louis Vuitton”, në qershor të vitit 2018, duke veshur copa nga po ky koleksion.

Dyshja bashkë e festoi ditëlindjen e reperit duke u veshur si superheronjë.

Ata bashkë e vazhduan festën në “Universal studio”, ku Jenneri kishte veshur një fustan me dantella të “Projektit Unravel”.

Për ditëlindjen e 22-të të “mogulit” të bukurisë, dyshja bashkë shkuan në një turne romantike, në Itali. Këtu, Jenneri kishte pozuar me një fustan korse të luleve “Duygu Ay”, ndërsa Scotti kishte veshur brendin e pëlqyer të Kanye, Célines.

Më vonë ata u ulën në një dritare, ndërsa pamja pas tyre ishte piktoreske.

Për ditëlindjen e 22-të të bukuroshes, Scott zgjodhi një bluzë klasike, dhe Kylie një fustan ngjyrë rozë të markës “LaBourjoisie” romper me vlerë prej 8.000 dollarësh.

Prindërit e rinj gjithashtu morën pjesë në Met Gala në vitin 2018, të veshur me të zeza nga Alexander Wang.

Jenner mori pjesë në MTV VMAs të vitit 2018, duke veshur një fustan të ndezur nga Tom Ford, ndërsa Scotti zgjodhi për të veshur, një kapelë Von Hollandeze, fanellë, xhinse të zbukuruara dhe një zinxhir të madh.

Mbretëresha e kozmetikës dukej e nxehtë në të kuqe në një fustan të markës Ralph & Russo, kur mori pjesë në një gala para “Grammyt” në vitin 2019, ndërsa reperi shkoi me një kostum klasik.

Ata e festuan ditëlindjen e parë të vajzës së tyre Stormi në një festë familjare, duke u kombinuar të tretë së bashku.

Jenneri për ditëlindjen e saj kishte zgjedhur një çantë super të rrallë, me vlerë prej 24.500 dollarësh të markës Louis Vuitton.

Edhe pse të dy janë veshur gjithmonë për të bërë përshtypje, siç vërtetoi revista “Playboy”, dyshja gjithashtu duket e shkëlqyer edhe duke mos veshur asgjë.
