75 Mall Live Search
15:28 / E Mërkurë, 23 Janar 2019 / indeksADMonline

Momentet më interesante gjatë javëve të modës në botë

Dizenjatorët bëjnë gjithçka për të arritur që shfaqjet e tyre të jenë të paharruara dhe për të arritur këtë, ato duhet të marrin vëmendje të mjaftueshme.

Në 2018-tën, Cynthia Rowley bëri një paraqitje të modeleve në një mënyrë shumë interesante. Ato të gjithat hyrën në skenë të mbathura me patina.

Po në të njëjtin vit , kompania Louis Vuitton bashkoi Kate Moss dhe Naomi Campbell për nder të dizenjatorit Kim Jones.

Por gjërat nuk shkojnë gjithmonë sipas planit..

Ne nuk mund të harrojmë se si modelja Slick Woods lindi fëmijën e saj sapo mbaroi sfilatën në një nga shfaqje të këngëtares së famshmë , Rihanna. Për fat të mire ajo arriti që lindjen ta bëj në spital.


Bella Hadid poashtu përjetoi një moment jo shumë të këndshëm në karrierën e saj kur u rrëzua në sfilatë të brendit Michael Kors, në vitin 2016.

Ikona e modelizmit, Naomi Campell ra viktimë e një palë takave të markës Vivienne Westwood, duke u rrëzuar në skenë./Indeksonline/