20:42 / E Diele, 06 Maj 2018 / indeksADMonline

Momenti dramatik! Terrorizohet peshkatari, rrethohet nga 30 peshkaqenë

Ky është moment i frikshëm kur një peshkatar është gjetur në një situatë vërtet tmerruese ku barka e tij është rrethuar nga 30 peshkaqenë.

Ben McJanne po peshkonte në brigjet e Mooloolaba të Queenslandit, kur nën barkë iu krijua një grup grabitqarësh. Videoja tregon momentin dramatik kur peshkatari fut dorën në ujë për t’i filmuar, ndërsa njëri prej tyre i dha një goditje të fuqishme.

Peshkatarët e zonës, thonë se numri i peshkaqenëve në këto ujëra po shkon duke u rritur dhe gjithnjë e më shumë po qëndrojnë në hapësira të cekëta.