75 Mall Live Search
18:04 / E Shtunë, 18 Maj 2024 / G T

Momenti emocionues kur Marco Reus u largua nga fusha

Skuadra e Borussia Dortmundit shënoi fitore 4:0 në ndeshjen e fundit të sezonit në Bundesliga ndaj Darmstadt.

Kjo ishte ndeshja e fundit e Marco Reus në “Iduna Park” me fanellën e “verdhëezinjëve”, shkruan Indeksonline

Reus u largua nga fusha në minutën e 80’të dhe ishte moment emocionues për të dhe për të gjithë tifozët e futbollit.

Atij iu bë një garda e nderit nga bashkëlojtarët e tij, kurse edhe lojtarët kundërshtarë u afruan për të përshëndetur atë rrugës për në stol.

Reus do ta zhvilloj edhe një ndeshje me Dortmundin, atë të finales së madhe në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit dhe më pas do të mbetët si “lojtar i lirë” për të nënshkruar me ekipin e ri gjatë afatit veror./Indeksonline/