75 Mall Live Search
17:44 / E Martë, 02 Korrik 2024 / Gj. Sh

Momenti emocionues: Nëna e Cristiano Ronaldos në lot pasi futbollisti humbi penalltinë

Nëna e futbollistit portugez Cristiano Ronaldo u pa në lot teksa djali i tij humbi një penallti gjatë ndeshjes së UEFA Euro 2024 kundër Sllovenisë të hënën.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, 39-vjeçari ishte i mërzitur ndërsa nëna e tij shpërtheu në lot – pasi ai humbi mundësinë për të shënuar një gol.

Rasti ndodhi në kohën shtesë kur portieri slloven Jan Oblak priti goditjen e Ronaldos. Me rezultatin 0-0 pas kohës së plotë, Ronaldo pati shpengimin e tij, duke dalë në plan të parë në gjuajtjet e penalltive. Edhe futbollisti legjendar kërkoi falje pasi shënoi golin në penallti.

Ja pamjet e nënës së Ronaldos: