Momenti emocionues për Ledrin dhe Sarën: Vajza e tyre hedh hapat e parë

Poem Blu është kthyer në një ndër bebet më të komentuara të showbizzit. Ledri Vula dhe Sara Hoxha kanë ndarë shpeshherë momente me vogëlushen e tyre. Poem, e cila në dhjetor mbushi 1 vjeç, tashmë ka nisur të hedhë hapat e parë.
Ka qenë nëna e Ledrit, Xheraldina e cila ka ndarë një video ku shihet Poem teksa hedh disa hapa. Ledri ka komentuar me një emoji, ku tregon se ndihet shumë i emocionuar. Reperi ka treguar që është një baba i përkushtuar.
Pak ditë më parë, Sara ndau një foto të tij duke vënë në gjumë vajzën para se të shkonte në koncert.