75 Mall Live Search
23:18 / E Shtunë, 02 Mars 2024 / G T

Momenti në ndeshjen Valencia-Real Madrid, gjyqtari e përfundoi takimin pasi Bellingham shënoi gol

Skuadra e Real Madrid dhe Valencia kanë barazuar 2:2 në ndeshjen e javës së 27-të në La Liga.

Në fundin e ndeshjes ndodhi një moment interesant, shkruan Indeksonline

Jude Bellingham realizoi golin për 2:3, por në atë moment gjyqtari i ndeshjes ishte duke i rënë bilbilit dhe ndeshja mori fund.

Goli i mesfushorit anglez nuk u pranua, pasi arbitri tashmë e kishte përfunduar ndeshjen.

Kujtojmë që ishin 7 minuta shtesë, por gjyqtari e shtyu ndeshjen deri në minutën e 99’të./Indeksonline/