75 Mall Live Search
19:20 / E Diele, 14 Prill 2019 / indeksADMonline

Momenti i aksidentit fatal që ndodhi para dy ditëve në Gjakovë

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi para dy ditëve në rrugën rajonale Gjakovë-Qafë Morinë, saktësisht në fshatin Korenicë.

Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një qytetar i Shqipërisë dhe janë lënduar gjashtë persona të tjerë.

Aksidenti në fjalë ka ndodhur në mes dy veturave ‘Golf’ dhe ‘Mercedes’, ku shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë shoferi i Golfit, tashmë i ndjeri B.M, afro 40 vjeçar.

Lëndime trupore si pasojë e këtij aksidenti pati edhe një fëmijë, E.M.

Indeksonline ka siguruar sot videon e momentit të këtij aksidenti të rëndë. Në video shihet qartë momenti i goditjes së veturave, njëra me targa të Shqipërisë, e vetura e llojit ‘Mercedes’ me targa të Anglisë.

Duhet përkujtuar që aksidentet me fatalitet kanë qenë në numër të madh gjatë vitit të kaluar, por edhe në muajt e parë të këtij viti.

Shpesh herë Policia e Kosovës ka bërë apel tek pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes të shtuar përgjatë vozitjes./Indeksonline/