75 Mall Live Search
16:18 / E Shtunë, 07 Mars 2020 / indeksADMonline

Momenti i aksidentit të rëndë në fshatin Llugë të Podujevës, 4 të lënduar – shpëtojnë fëmijët që ishin duke lozur në oborr

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Llugë të Podujevës, shkruan IndeksOnline.

Një veturë në lëvizje është rrokullisur disa herë me ç’rast ka përfunduar në oborrin e një shtëpie.

Nga ky aksident kishin mbetur të lënduar katër persona.

IndeksOnline mëson se në kohën kur ka ndodhur aksidenti disa fëmijë kanë qenë duke lozur në oborr të shpisë.

Por, fatmirësisht fëmijët nuk janë lënduar fare nga ky incident./IndeksOnline/