23:10 / E Enjte, 06 Tetor 2022 / MSH

Momenti i arrestimit të 55 vjeçarit që ngacmoi seksualisht dy të mitura (Pamje)

Ditë më parë, policia njoftoi se një person është arrestuar në Lipjan, nën dyshimin se i njëjti kishte ngacmuar seksualisht dy vajza të mitura.

Indeksonline raporton se i dyshuari që u arrestua për këtë rast është 55 vjeçari A.Shala, nga një fshat i Drenasit.

Ndërkohë në rrjete sociale po qarkullojnë pamje nga momenti i arrestimit të tij.

I dyshuari ka qenë duke udhëtuar me autobus kur i njëjti u ndalua nga policia, të cilët do ta shoqëronin më vonë për në Stacion të Policisë.

Shala, me vendim të prokurorit, u dërgua në mbajtje.

Indeksonline ju sjell pamjet: