Momenti i arrestimit të burrit të infermieres që tentoi ta sulmonte pronarin e “Orendës”

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Qendrën e të Moshuarve “Orenda”, burime të indeksonline bëjnë te ditur se është arrestuar bashkëshorti i njërës prej infermiereve të suspenduara për rastin e sotëm.
I dyshuari është arrestuar, pasi e ka kërcënuar pronarin e Qendrës, Anton Rasaj, i cili ka lajmëruar më pas policinë.
Bashkëshorti i saj ndërkaq, ka shkuar në Qendrën e të Moshuarve për të mësuar arsyet e suspendimit të saj.