12:06 / E Enjte, 11 Prill 2019 / indeksADMonline

Momenti i arrestimit të Julian Assange

Bashkëthemeluesi i Wikileaks, Julian Assange është arrestuar pas shtatë vjetësh qëndrimi në ambasadën e Ekuadorit në Londër, thotë policia e Mbretërisë së Bashkuar.

Policia angleze në mënyrë të organizuar ka zbatuar udhërin për të arrestuar Assangen, aksion ky që zgjati afër 4 minuta.

Ndaj tij është shqiptuar masa e paraburgimit dhe është dërguar në stacionin qendror të policisë në Londër, ku do të qëndrojë para se të paraqitet para Gjykatës së Magjistraturës së Westminsterit./Indeksonline/