75 Mall Live Search
16:35 / E Premte, 08 Korrik 2022 / MSH

Momenti i frikshëm kur çiklisti thyen qafën në Tour de France (video)

Me Tour de France që po vazhdon aktualisht, çiklisti italian, Daniel Oss, është tërhequr nga gara me një qafë të thyer pasi u përplas me një tifoz.

Një video e shfaqur në “Twitter” tregon se Oss u lëndua për shkak të një spektatori që i afrua shumë çiklistit.

Ishte faza e 11 e garës nga Lille në Arenberg kur incidenti në fjalë ndodhi, ku Oss u rrëzua nga biçikleta e tij, njëjtë sikurse tifozi që u përplas për toke.

Pasi u drejtua për skanime, pasi 35-vjeçari ende arriti në mënyrë të jashtëzakonshme të përfundonte garën, u zbulua se Oss do të jetë jashtë garave për disa javë.

Ekipi i Moss, “TotalEnergies” e konfirmoi në “Twitter” se çiklisti i tyre kishte pësuar një frakturë në qafën e tij.

“Ekzaminimet shtesë zbuluan një frakturë të një vertebre të qafës kërkon imobilizim për disa javë. Prandaj, Daniel Oss duhet të largohet nga Tour de France. I gjithë ekipi të uron shërim të mirë Daniel”, shkruante “TotalEnergies”.

Momentin e frikshëm e gjeni më poshtë.