Momenti i hajnisë në Prizren, femra e mashtron 9 vjeçarin, futet në banesë dhe vjedhë ari
Të enjten që lamë pas, një femër ka arritur të kryej një vjedhje në një banesë në Prizren.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “William Walker”, transmeton Indeksonline.
E dyshuara ka arritur të mashtroj djalin 9 vjeçar që ndodhej i vetëm në banesë, transmeton Indeksonline.
Duke iu prezantuar si shoqe e nënës së tij, e dyshuara për vjedhje është bërë kinse po flet në telefon me nënë e djalit duke kryer aktin e vjedhjes.
“Po më thotë mami yt se në dollapin e dhomës ka gjilpëra të qepjes se po më vyejnë” i ka thënë ndër të tjerash e dyshuara për vjedhje, djalit 9 vjeçar, të cilin e ka obliguar të shkojë në dhomën tjetër.
Në atë moment, ajo ka marrë stoli ari duke ikur me vrap nga banesa.
Indeksonline ka siguruar momente të ecjes së saj pasi ka kryer vjedhjen.
Pas një pune intensive hetimore, Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë të dyshuarën M.K e lindur në vitin 1990.
Vlera e dëmit është afër 6250 euro./Indeksonline/