75 Mall Live Search
18:23 / E Shtunë, 30 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Momenti i kartonit të kuq të Alisson dhe goli tejet interesant i Brighton

Liverpool ka shënuar fitore ndaj Brighton me rezultat të ngushtë 2:1.

Liverpool e kreu punën qysh në pjesë të parë me dy golat e Van Dijk i cili u asistua në dy herat nga Alexander Arnold.

Në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 76-të Alisson u ndëshkua me karton të kuq pasi e preku topin me dorë jashtë zonës së 16-metërshit.

Tre minuta më vonë Dunk ngushtoi epërsinë me një gol shumë interesant, por kjo ishte krejt çka bënë ata./Indeksonline/