14:37 / E Martë, 24 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Momenti i shpërthimit të pompës së derivateve, në Bosnjë, humb jetën një shtetas i Serbisë

Në internet është publikuar videoja e momentit, kur ndodh një shpërthim i fuqishëm i një pompe të derivateve në fshatin Shepak përgjatë vijës kufitare të Bosnjë e Hercegovinës, ku humbi jetën një person.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur ndodh shpërthimi i fuqishëm dhe zjarri i madh përfshin veturat që ishin në lëvizje, transmeton Telegrafi.

Siç raportojnë mediat lokale, në shpërthim kanë humbur jetën një shtetas i Serbisë, Z.A. 49-vjeç nga Loznica si edhe disa tjerë janë lënduar.